Sporti

Anel Rashkaj: Lufta për vendin e parë do jetë mes Kosovës dhe Rumanisë

02/08/2024 21:52
nga:E K

Kosova sot mësoi kundërshtarët për ciklin kualifikues evropian në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët u caktuan të jenë në grupin e dytë të Ligës C të Kombeve aty ku do të kenë përballë kombëtare si: Rumania, Qipro dhe Litaunia/Gjibraltari.

Ish lojtari i Kosovës, Anel Rashkaj për GazetaBlic Sport ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve duke u shprehur i bindur se lufta për vendin e parë do jetë mes Rumanisë dhe Kosovës.

“Favorit jemi ne dhe Rumunia do të jetë mes nesh lufta për vendin e parë.

Po mendoj se do të ishte një hap shumë i mirë të fitonim grupin, sepse do të garonim në Ligën B pastaj, dhe kjo do të ngriste nivelin tonë. Nuk mendoj se duhet që të lejojmë që energjitë të shkojnë për të treguar kush është dhe çfarë ka ndodhur më herët. Fokusi duhet të jetë te ne, kjo është më e rëndësishmja”, tha Rashkaj për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se ndeshjet e para të kësaj gare zhvillohen në muajt shtator dhe nëntor.