Sporti

Anel Rashkaj: Challandes ishte strikt, në kohën time nuk dilnim pas orës 21:00

09/09/2024 23:24
nga:E K

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan dje nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës nga FFK dhe Franco Foda.

FFK dje doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros, shkruan GazetaBlic Sport.

Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto ku shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.

Anel Rashkaj në emsionin Favorit në T7 foli për rastin dhe shpjegoi se si ishin rregullat në kohën kur ai ishte lojtar i Kosovës.

“Ka pas raste kur ne si grup kemi marrur leje që të dalim, por ka pas kohë deri në ndeshjen e radhës. Kemi dal me grupin në restaurante, por jo në publik. Në atë kohë nuk kemi pasur raste që kemi dalur në vende që nuk duhet të frekuentohen. Rregullorja është, një lojtar profesional nuk del jashtë orari për mua është e logjikshme edhe nëse nuk ka rregullore. Pas ores 21:00 – 22:00 nuk kemi pas raste kur kemi dalur, nuk kemi pas arsye as të marrim leje.

Normal që ka rregullore në kombëtare, kam qenë në kohën e Challandes – trajneri në atë kohë ka qenë strikt në këtë aspekt”, tha Anel Rashkaj në emsionin Favorit.