Sporti

Andy Carroll refuzoi paratë e arabëve dhe tani rroga e tij nuk mjafton për qiranë në Francë!

10/20/2024 12:24
nga:Lorik J

Andy Carroll ka befasuar shumë pasi vendosi të kalojë te gjigantët francezë Bordeaux, të cilët për shkak të problemeve financiare tani po luftojnë në kategorinë e katërt të futbollit francez.

Që nga fillimi i sezonit, sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje dhe në intervistën e tij të fundit ka befasuar shumë njerëz duke treguar se paguhet me një pagë jashtëzakonisht të ulët.

“3500 euro? Oh jo, është shumë më pak. Nuk do t’ju them numrin e saktë, por për t’ju dhënë një ide, do të ndaj diçka. Kam marrë me qira një shtëpi të vogël dhe rroga ime është më pak se qiraja e shtëpisë. Nëse firmosa me Bordo, padyshim që nuk ishte për paratë. Në fakt kisha oferta për të luajtur në Arabinë Saudite, por nuk më interesonte kjo”, ka pranuar Carroll, i cili ka treguar se për të futbolli është i pari, jo paratë.

/GazetaBlic Sport