Sporti

Andriy Shevchenko shumë afër të bëhet trajner i skuadrës më të vjetër italiane

11/06/2021 11:39
nga:Mergim Rreci

Trajneri ukrainas Andriy Shevchenko, është shumë pranë që të bëhet trajner i Genoas.

Sipas shtypit italian, trajneri aktual i Genoas, David Ballardini, është në rrezik të largimit pas barazimit ndaj Empolit (2-2), përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet që në orët në vijim drejtuesit e klubit italian të zyrtarizojnë largimin e trajnerit dhe punësimin e Shevchenkos.

Genoa aktualisht zë vendin e 15-të, ndaj është vetëm një pikë nga vendet e zbritjes. Kjo situatë shkaktoi një reagim nga tifozët.

/GazetaBlic Sport/