Sporti

Andriy Shevchenko: “Ne do të mbështesim Mudryk”

02/11/2025 14:38
nga:Lorik J

Ish-lojtari i Chelseat dhe presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka folur për skandalin e dopingut rreth Mykhailo Mudryk, lojtar i Chelsea dhe i kombëtares ukrainase.

“Ne kemi marrë kërkesa nga avokatët e tij dhe jemi në kontakt me të,” tha Shevchenko.

“Është për të ardhur keq që kjo situatë u shpalos ashtu siç ndodhi. Mudryk është një lojtar vendimtar për kombëtaren tonë dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë”, shtoi sulmuesi legjendar ukrainas.

/GazetaBlic Sport