Pas një vonese për shkak të pandemisë, të dielën u ndanë çmimet ‘Tony Awards’, të cilat i nderojnë projektet më të mira teatrale, me ç’rast performuan duetin e tyre Kristin Chenoweth dhe Idina Menzel, shkruan CNN, transmeton KultPlus.
Në mesin e të shpërblyerve ishin Andrew Burnap, i cili u shpall ‘Aktori më i mirë protagonist në shfaqje’ dhe Mary-Louise Parker e cila u nderua si ‘Aktorja më e mirë në shfaqje’ për rolin e saj në “The Sound Inside”.
Çmimi për ‘muzikalin më të mirë’ u dorëzua për “Moulin Rouge: The Musical”.
Çmimi për ‘Best Book of a Musical’ u dorëzua te Diablo Cody për veprën “Jagged Little Pill”.
‘Koreografia më e mirë’ iu dorëzua Sonya Tayeh, për “Moulin Rouge: The Musical”. / KultPlus.com