Sporti

Andreas Cornelius për Dritën: U futën në ndeshje me 180 km/h, por iu rezistuam mirë!

07/30/2025 11:13
nga:Lorik J

FC Copenhagen ka kaluar në raundin e tretë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, pasi ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0 ndaj Dritës në dy duele. 

Andreas Cornelius realizoi dje golin e vetëm dhe i siguroi danezëve një fitore 0-1 ndaj Dritës në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, ai tha se tek Drita kishte shumë entuziazëm deri në momentin e kartonit të kuq.

“Kishte shumë entuziazëm. Ata erdhën me 180 km/h dhe morën edhe një karton të kuq. Por mendoj se i rezistuam mirë”, tha Andreas Cornelius për FCK TV pas ndeshjes.

Cornelius mund ta kishte parë emrin e tij në tabelën e golashënuseve dy herë, megjithatë, një gol u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

/GazetaBlic Sport