Sporti

Andrea Pirlo zëvendësues i Koeman tek Barcelona? Kjo është përgjigja e agjentit të tij

10/13/2021 15:50
nga:Mergim Rreci

Andrea Pirlo shihet si një zëvendësues i mundshëm për Ronald Koeman në krye të Barcelonës.

Menaxheri i trajnerit, Tullio Tinti, mohoi se ata janë në negociata, por tha se natyrisht janë të hapur për këtë gjë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne nuk jemi në negociata me Barcelonën, por, kush e di, së shpejti mund të ketë disa bisedime,” pranoi menaxheri , duke folur për Tuttomercatoweb.

Barcelona nuk ka formë të mirë të rezultateve nën urdhërat e Ronald Koeman, kështu që trajneri holandez mund të largohet shumë shpejtë nga skuadra spanjolle.

/GazetaBlic Sport/