Skuadra e Bayern Munich ka mposhtur sot Manchester United me rezultatin 4-3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
As në këtë ndeshje, Andre Onana nuk ishte në formën më të mirë dhe pas ndeshjes dëshiroi të të fliste për media, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai pranoi fajin dhe theksoi se shkaku i tij skuadra e tij nuk fitoi.
“Është përgjegjësia ime, për shkak të meje ne nuk fituam – dhe unë duhet të mësoj prej saj”, tha Onana në TNT.
“Kam shumë për të dëshmuar, sepse të jem i sinqertë fillimi im në Man United nuk është aq i mirë”.
“Isha unë që e lashë ekipin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport
? André Onana requested to speak after the game…
“It’s my responsibility, because of me we didn’t win — and I have to learn from it”.
“I have a lot to prove, because to be honest my start in Man United is not so good”.
“It was me who let the team down”. pic.twitter.com/5IYeLmY7Fk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 20, 2023


