Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primozh Gliha ka folur në një konferencë për shtyp për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.
Gliha, mes tjerash për Andorrën ka thënë se do të jetë një lojë e vështirë për shkak siç tha ai, të mbrojtjes së ngjeshur.
“Andorra është ekip shumë i vështirë, ata luajnë mbrojtje të ngjeshur , shumë e vështirë të shënosh gola kundër tyre, në futboll nuk dihet se cfarë ndodhë. Për mua është e rëndësishme që lojtarët nga Superliga e Kosovës të bëjnë paraqitje të mira, në aspektin individual dhe ekipor”, u shpreh Gliha.
Por, qe sa kohë nuk ka fituar Andorra?
Kombëtarja e Andorrës nuk ka fituar ndeshje zyrtare që nga 22 shtatori i vitit 2022, që i bie më shumë se një vit.
Pas fitores ndaj Lihtenshtajnit 0-2, Andorra ka luajtur 9 ndeshje, prej të cilave ka 3 barazime dhe gjashtë humbje…
/GazetaBlic Sport


