Sporti

Andoni Iraola uron Mikel Artetën për titullin në Premier League

05/20/2026 13:42
nga:L J

Barazimi 1-1 i Bournemouth me Man City të martën në mbrëmje bëri që Arsenali të kurorëzohej kampion i Premier League me një ndeshje të mbetur.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i “Qershive”, Andoni Iraola, përgëzoi Mikel Artetan.

“Duhet ta përgëzoj Mikelin dhe gjithashtu Arsenalin, dhe Kepa Arrizabalaga i cili ishte këtu me ne sezonin e kaluar”, tha Iraola.

“Jam shumë i lumtur për ta, mendoj se kanë bërë një punë kaq të veçantë në sezonet e kaluara dhe ishte pak e padrejtë që ata ishin gjithmonë aty, afër, por mendoj se më në fund ata kanë marrë atë që meritojnë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport