Kupa e Botës 2022

Andin Lokaj: Për një muaj do t’i harrojmë politikanët – nëse nuk bëhen analista të Botërorit

11/19/2022 21:02
nga:Lorik J

Andin Lokaj, komentatori i njohur kosovar thotë se nga nesër do të jetë koha e futbollit dhe jo e politikës në vendin tonë.

Kujtojmë se nga nesër fillon kampionati botëror “Katar 2022”, ku për një muaj kombëtaret më të mëdha botërore do të ballafaqohen për të fituar titullin prestigjoz, shkruan GazetaBlic.

Vitet e fundit në Kosovë, politika po mbizotëron në diskutimet e përditshme, por Lokaj beson se për një muaj kjo sferë do bie poshtë – pasi sportin do ta marrë primatin, në rast se politikanët vendosin të mos bëhen analistë të sportit më të bukur në planet,

“Po nëse ata vendosin të mos paraqiten dhe të mos bëhen analista të kampionatit botëror, atëherë do të kemi për një muaj më shumë futboll se politikë. Për një muaj do t’i harrojmë. Ne kemi pas edhe emisione në kampionate të kaluara, ku janë paraqitur figura të cilat janë të njohura nga politika, ku janë paraqit si analista të futbollit. Për mendimin tim është e papranueshme, nuk ndodhë askund në botë përveç tek ne”, tha Andin Lokaj për “BlicInterview” me Astrit Gashin.

“Më duket se për herë të parë futbolli i ka hy politikës në zhvillimet e saj në kohën e zhvillimeve politike, sidomos tash kur kemi problemin botëror, lufta në Ukrainë”, theksoi Lokaj.

/GazetaBlic