Sporti

Andin Lokaj tregon pse po themelohet Superliga Evropiane

04/19/2021 18:12
nga:Lorik J

Komentatori i njohur shqiptar, Andin Lokaj ka renditur arsyet kryesore në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane.

12 skuadra të mëdha evropiane dje kanë njoftuar themelimin e Superligës Evropiane, gjë kjo e cila ka shkaktuar shumë paqartësi dhe “tërmet” tek UEFA dhe FIFA, shkruan GazetaBlic Sport.

Lokaj mendon se panemia dhe zgjerimi i formatit të Ligës së Kampionëve nga 24 në 36 skuadra ka ndikuar që të formohet kjo ligë.

Ja postimi i Lokajt:

“Pse do të themelohet Superliga evropiane?
Dy nga arsyet kryesore janë:
E para që ndikoi ishte Pandemia. Prej se shpërtheu veq 2 ndeshjet El Clasico dhe Bayern – PSG në Minhen ishin taman ndeshje të nivelit të lartë.
Të gjitha tjerat madje edhe finalja e LK edicionin e kaluar dukeshin si termine në ballon.
Dhe fakti i dytë më i rëndësishmi ka të bëjë me zgjerimin e Ligës së Kampionëve nga 24 në 36 skuadra më 2024.
Që do të thotë më pak pare për gjigantët, më shumë pare për klubet e vogla dhe më shumë vota për Ceferinin. Si ide duket ok, por këtë fakt klubet që do të themelojnë Superligën evropiane nuk e pranuan dhe tani do të hyjmë në realitetin e ri”, shkruan Andin Lokaj.

/GazetaBlic Sport