Të shikosh futboll dhe të mos e dëgjosh emrin e tij është pothuajse e pamundur. Andin Lokaj, komentatori sportiv kosovar ka mijëra komentime të futbollit në karrierën e tij, por të gjithëve na kujtohet një nga komentimet e tij – e cila ka bërë bujë mediatike, shkaku i emocioneve të mëdha.
Në ndeshjen Serbi – Zvicër në Kupën e Botës 2018 në Rusi, kombëtarja “helvetike” fitoi me rezultatin 1-2, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ku pas golave të shqiptarëve “shpërtheu” edhe komentatori, Andin Lokaj.
“Problem është të përjetohet më Kupa e Botës 2018, pasi ka qenë ajo ndeshja e paharrueshme Zvicër-Serbi, të cilën e kam përzemër, sepse ka ndodhë ashtu, ka qenë moment të ndodhë ashtu ajo ndeshje, e cila është rikthy në pjesën e dytë. Ajo ndeshje mbetet si emocioni më i madh në karrierë – për shkak të golave që i realizojnë lojtarët tanë Xhaka dhe Shaqiri”, tha Andin Lokaj për “BlicInterview” me Astrit Gashin.
/GazetaBlic