Showtime

Andi pyetet rreth shprehisë së tij për t’i përsëritur fjalët e njëjta

01/12/2023 07:43
nga:G B

Gjatë natës së sotme në monitorin e vendosur në sallonin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë shfaqur pyetje nga më të ndryshmet, të bëra nga publiku drejtuar banorëve.

Kësisoj, konkurrenti i shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Andi nuk i ka shpëtuar dot pyetjes rreth shprehisë së tij, tashmë virale në mediat sociale, brenda të cilit ai përsërit fjalët e njëjta.

“A the çka deshte me thonë që ai e thotë, kur se ka thonë, para se me thonë që ti ke thonë?”, është pyetja drejtuar Andit.

Ndërsa, e njëjta u shoqërua me shumë të qeshura nga banorët e tjerë, dhe një përgjigje, sado që e shkurtë, nuk mungoi as nga Artani.

“Këtë vetëm unë mund ta kuptoj, po më qeshet tani”, ka thënë Andi pos tjerash.