Sporti

Ancelotti zgjedhja e parë, presidenti i federatës së futbollit të Brazilit: “E admiroj shumë”

03/26/2023 15:32
nga:L J

Carlo Ancelotti mbetet zgjedhja e parë për pankinën e Brazilit, e cila po i besohet aktualisht Ramon Menezes në një bazë të përkohshme pas lamtumirës së Tite.

Konfirmimi vjen nga Ednaldo Rodrigues, presidenti i federatës braziliane të futbollit: “Ancelotti është shumë i respektuar nga lojtarët, jo vetëm nga Rodrygo dhe Vinicius, por nga të gjithë ata që janë trajnuar prej tij. Unë e admiroj shumë”, – shpjegoi Rodrigues për Reuters.

“Ai nuk ka nevojë për prezantim, ai është një trajner i madh. Ai ka arritur shumë suksese dhe shpresoj se mund të arrijë më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport