Sporti

Ancelotti zbulon të ardhmen e tij: Do të qëndroja në Real Madrid deri në moshën 80 vjeçare

05/07/2022 13:28
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid ka qenë një temë e nxehtë javët e fundit.

Trajneri italian ka zbuluar planet e tij për të ardhmen, atje ku tha se do të dëshironte deri në moshën 80 vjeçare tek kjo skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nëse gjithçka do të shkonte mirë, do të qëndroja në Real Madrid deri në moshën 80 vjeç, nëse nuk çmendem. Kur të largohem nga Real Madrid, mund të pensionohem përgjithmonë. Të drejtosh një klub më të madh se ky do të jetë i ndërlikuar. Kur Real Madridi do të jetë i lodhur me mua, do të shohim, por as nuk do të jetë problem, sepse kam shumë gjëra për të bërë më pas”, tha trajneri 62-vjeçar në një konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport/