Carlo Ancelotti ka folur lidhur me dëmtimet e dy lojtarëve të tij, Fede Valverde dhe Thibaut Courtois pas El Clasico.
Real Madrid fitoi ndaj Barcelonës në Camp Nou falë golave të David Alaba dhe Lucas Vazquez, teksa për vendasit Aguero shënoi golin e nderit në sekondat e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy lojtarë të Barcelonës pësuan dëmtime në Kataloni dhe kjo ishte jo pak shqetësuese për Ancelottin.
Dhe pas ndeshjes, Ancelotti tha për Valverden: “Mendoj se është një goditje në gju. Do të na duhet ta vlerësojmë.”
Thibaut Courtois gjithashtu u lëndua , por megjithë shqetësimin ai luajti deri në fund.
“Dukej diçka serioze fillimisht, por ai është mirë”, shtoi shefi italian.
/GazetaBlic Sport


