Liverpool dhe Real Madrid janë dy finalistët e garës më të madhe evropiane për klube “UEFA Champions League”.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 28 maj në Paris të Francës, aty ku do të mësohet edhe kampioni evropian i vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Liverpool eliminoi skuadrën spanjolle, Villarreal, kurse Real Madrid eliminuan Manchester Cityn për të siguruar biletën për finalen e madhe.
Tekniku italian i Realit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar sistemin e formacionit që do ta përdorë ndaj Liverpoolit në finale.
“4-3-3. Ndonjëherë mund të përfundojë edhe si 4-4-2. Nuk mendoj se ka ndonjë sistem definitiv, ndonjëherë për të bërë presion kundërshtarit, ashtu siç bëmë ndaj Cityt, formacioni ndërron nga 4-3-3 në 4-4-1-1. Ideja nuk ndryshon shumë, vetëm çështja se si të mbrohesh nga kundërshtari”, tha Ancelotti.
Real Madrid boss Carlo Ancelotti on how Real Madrid will set up against Liverpool:
"4-3-3. Sometimes it could end up as a 4-4-2. I don't think there is a defined system, sometimes in order to press the pivot, as we did against City, you go from 4-3-3 to 4-4-1-1." #awlive [mail]
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) May 13, 2022
Kujtojmë që Real Madrid tashmë e ka përfunduar çështjen e kampionatit spanjoll, La Liga, në të cilën u shpallën fitues, kurse Liverpool ende po luftojnë për titullin e Premierligës me Manchester Cityn në një garë të ngushtë.
“The Reds” do të kenë edhe një angazhim tjetër para finales së madhe të Champions Leagues, pasi në fundjavë do përballen me Chelsean në finalen e “FA Cup”.
/GazetaBlic Sport/


