Sporti

Ancelotti zbulon formacionin e Realit ndaj Liverpool: Carvajal do të luajë në Anfield

02/20/2023 10:17
nga:E K

Liverpool dhe Real Madrid do të përballen në Champions League në kuadër të fazës së parë eliminuese.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tashmë ka konfirmuar një lojtar që do të startojë me Real Madridin në Anfield të martën mbrëma, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja midis Reds dhe Los Blancos është një përsëritje e finales së 2022 në maj me Madridin që hyn si favorit, por Liverpool do të vazhdojë të besojë se mund të eliminojë kampionët në fuqi.

Përpara ndeshjes në Merseyside, Ancelotti ka disa probleme me lëndime në skuadrën e tij, por ai ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë Danny Carvajal do të startojë të martën.

Kapiteni Karim Benzema u la jashtë fitores së La Ligës ndaj Osasuna të shtunën për shkak të shqetësimeve të fitnesit, por ai pritet të jetë në formacionin startues të martën.

“Carvajal do të luajë në Anfield”, tha Ancelotti në një intervistë me Marca.

Ancelotti është përpjekur të pushojë dhe të ndryshoj lojtarët e tij startues përpara udhëtimit në Liverpool, pasi u kishte orar të ngjeshur edhe pas ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube.

/GazetaBlic Sport/