Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është i bindur se Vinicius Junior do ta fitojë Topin e Artë të hënën.
“Kam mundësinë të stërvit një nga futbollistët më të mirë në botë, një njeri që është ende shumë modest. Ai ka përparuar shumë muajt e fundit”, tha Ancelotti, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nuk kam asnjë dyshim se kush do ta fitojë Topin e Artë. “Besoj se Vinicius do të jetë fituesi i radhës i Topit të Artë”, shtoi italiani.
“Vinicius mund të jetë lider i Real Madridit siç mund të jetë Valverde apo Modric. Të rinjtë mund të demonstrojnë me qëndrimin dhe angazhimin e tyre se janë lider”, shtoi Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


