Sporti

Ancelotti tregon se kur do të rikthehet Camavinga

09/20/2024 21:05
nga:E K

Eduardo Camavinga pësoi lëndim në stërvitje para ndeshjes me Atalantës në Superkupën e Evropës.

Ai mori një goditje të fortë nga Tchouameni, por duket se rikuperimi i tij po shkon mirë dhe ai pritet të kthehet shumë shpejtë.

Sa i përket Camavingas, ka folur trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Italiani tregoi se kur do të filloj të stërvitet francezi me skuadrën.

“Ai do të fillojë stërvitjen me ekipin javën e ardhshme”. Ai ndihet mirë. Ai është shumë i rëndësishëm sepse ne do të jemi në gjendje të ndryshojmë mesfushorët më shumë”, tha Ancelotti.

Kujtojmë se ndeshjen e ardhshme Reali e luan ndaj Espanyolit ditën e nesërme.