Sporti

Ancelotti tregon nesë do të luajë Benzema në derbin ndaj Atletico Madridit

12/08/2021 12:22
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madrid ka dhënë detaje në lidhje me rikuperimin e Karim Benzema përpara Derbit të Madridit të kësaj fundjave.

Benzema mori një lëndim gjatë fitores së Real Madridit ndaj Real Sociedad fundjavën e kaluar dhe humbi ndeshjen e Champions League me Interin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ka shanse që Benzema të rikthehet në kohë për super derbin e fundjavës.

“Kemi disa ditë për të parë nëse Karim mund të shërohet, besoj se do ta bëjë”, tha Ancelotti.

Derbi do të zhvillohet të dielën mbrëma, kështu që Benzema ka ende shumë kohë për t’u rikuperuar.

/GazetaBlic Sport