Sporti

Ancelotti: Tifozët e Evertonit do ta mbështesin Real Madridin

05/28/2022 12:25
nga:E K

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se tifozët e ish-ekipit të tij Everton do ta mbështesin Realin në finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Liverpoolit.

Ancelotti e udhëhoqi ekipin anglez në dy sezone, ku në të parin e vendosi në pozitën e 12, ndërsa më pas në atë të 10-tin në tabelë.

Përpara finales së sotme ishte italiani që tha se beson që tifozët e Everton do ta mbështesin Realin në finalen ndaj Liverpoolit.

“Unë e di që tifozët e Everton na mbështesin në finale, me siguri.

E di se ka një rivalitet të madh në Merseyside. Kam një kujtim të mirë nga koha ime e kaluar në Liverpool në skuadrën blu dhe jam i sigurt që ata do të më mbështesin nesër”, ishin fjalët e trajnerit.

Finalja në mes Liverpool – Real Madrid luhet sot, me fillim nga ora 21:00.