Carlo Ancelotti ka pranuar se ekipi i tij është kualifikuar me vuajtje në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Por njëkohësisht pas ndeshjes, tekniku i madrilenëve theksoi se ekipi i tij e kishte merituar plotësisht kualifikimin përballë Chelseat.
“Shumë vuajte, mendoj se nuk kishim uri për të dalë para për të shënuar sepse nuk ia kishim nevojën. Golin e 0-2 nuk e merituam, ai i 0-3 e çliroi ekipin dhe pastaj dhamë gjithçka. Në fund e merituam.
Goli i 0-3 na çliroi dhe doli në pah magjia e këtij stadiumi, magjia e këtij klubi.
Thoshin që klubet spanjolle janë inferiore ndaj atyre angleze por ndërkohë ka 2 spanjolle në gjysmëfinale”, ishte thumbimi i trajnerit të Realit.


