Futbolli elitar në ligat më të mëdha fillon sot.
La Liga do të fillojë edicionin e ri me ndeshjen e sotme mes Valencias dhe Getafes që zhvillohet nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Real Madrid ndeshjen debutuese do t’a zhvillojë nesër në udhëtim ndaj Alaves.
Para ndeshjes trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka treguar për gjendjen fizike të lojtarëve.
Ancelotti tregojë se Hazard do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Alaves.
“Hazard është gati për nesër, ai është duke u stërvitur me ekipi në 10 ditët e fundit dhe duket në formë të mirë fizike”, tha fillimisht ai.
“Pas shumë problemeve me lëndime, ne jemi të bindur që këtë sezon do të jemi në gjendje të shohim Hazardin e vërtetë”, përfundoi trajneri italian.
/GazetaBlic Sport/


