Sporti

Ancelotti “tallet” me Simeonen: Faleminderit për komplimentin

09/18/2022 23:52
nga:L J

Skuadra e Real Madridit ka triumfuar në derbi ndaj Atletico Madridit me rezultatin 1:2.

Pas ndeshjes, Simeone, tha se skuadra e Real Madridit u mbrojt mirë – teksa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ancelottit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nëse Simeone tha se ne u mbrojtëm mirë, atëherë e falënderoj për komplimentin”, tha Ancelotti me ironi.

“Kishte shumë tension në lojë. Ne e dominuam derbin e Madridit nga fillimi në fund”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Rodrygo dhe Valverde shënuan për Realin, kurse Hermoso për Atl Madrid.

/GazetaBlic Sport