Carlo Ancelotti zbuloi se Gareth Bale ka një dëmtim që e pengon atë të luajë.
Trajneri italian ishte duke komentuar ndeshjen e së shtunës kundër Valencias, por ka folur edhe për ndeshjen e Superkupës kundër Barcelonës, që do të luhet në Riad më datë 12, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne nuk jemi ende të sigurt, por Bale nuk është i disponueshëm për Valencian, si Mariano, Jovic dhe Carvajal. Carvajal do të udhëtojë në Arabi, ai ka mundësi të luajë. Jovic gjithashtu. Bale ka dhimbje shpine, ai nuk mund të marrë ngarkesa. Nuk mund të jetë njëqind për qind, deri atëherë nuk mund të përdoret”, shpjegoi ai.



