Sporti

Ancelotti solidarizohet me Gattuso: “Vetëm Guardiola nuk është shkarkuar kurrë, nëse vazhdon, do t’i ndodhë edhe atij”

02/01/2023 14:19
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Valencias.

Klubi i Valencias sapo ka ndarë rrugët me trajnerin Gattuso dhe këtë e komentoi edhe Ancelotti, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një trajner ndryshohet jo vetëm sepse bën gabime, por edhe për të provuar ndryshimin, dinamikën dhe fuqizimin r lojtarëve. Do të gjejmë një Valencia më të motivuar. Të pushosh është pjesë e punës së trajnerit, askush nuk mund ti shpëtojë shkarkimit.. Ndoshta Guardiola. Por nëse Pep vazhdon, një ditë do ta shkarkojnë edhe atë. Më dëbuan nga bota dhe jam ende këtu”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport