Carlos Ancelotti është shprehur shumë i kënaqur me fitoren ndaj Chelseat (2-0).
Trajneri i Real Madridit kërkoi të njëjtin angazhim dhe vendosmëri për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam i kënaqur, skuadra luajti mirë. Ne fituam një avantazh dhe tani duhet të luftojmë në ndeshjen e dytë. Kundër 11 kemi bërë mirë dhe kundër 10 kemi shënuar një gol më shumë. Jam i lumtur, por mund të ishim më mirë në mbrojtje, sidomos në pjesën e dytë”, theksoi trajneri italian duke folur për Movistar +.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Stamford Bridge: “Duhet të luajmë siç luajtëm sot dhe pa menduar për rezultatin e ndeshjes së parë. Kanë mbetur edhe 90 minuta luftë dhe vuajtje.”
/GazetaBlic Sport/


