Carlo Ancelotti mund të marrë stolin e Brazilit.
Brazili është në kërkim të një trajneri për një projekt të ri dhe sipas medias braziliane ‘UOL Esporte’, Ancelotti po shihet si opsion nga drejtuesit e federatës braziliane të jenë trajneri i radhës.
Italiani tashmë e bëri të qartë se kur të përfundonte fazën e tij në Real Madrid do të tërhiqej, por Brazili dëshiron të provojë.
Një tjetër trajner që Brazili e pëlqen shumë është Guardiola, por ai sapo është rinovuar me Manchester Cityn.
Brazili nis për dy trajnerë me kontratë dhe duket se dy opsionet e para për stolin e tyre janë thuajse të pamundura për t’u arritur, nëse të dy trajnerët do t’u qëndrojnë besnikë fjalëve të tij.
Ancelotti ka një kontratë deri në vitin 2024 me Real Madridin.