Sporti

Ancelotti: Serie A është shumë e barazpeshuar, pres që Juventus të rikthehet

09/20/2021 13:58
nga:E K

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se dëshiron të shohë Romën e Jose Mourinhos duke fituar dhe theksoi se Juventusi i Max Allegrit ‘do të kthehet përsëri’.

Ish-trajneri i Juventusit, Milanit dhe Napolit u largua nga Serie A në dhjetor 2019, kur u bashkua me Everton në Premier League,shkruan GazetaBlic Sport.

Ancelotti zbuloi se ishte një tifoz i Interit gjatë fëmijërisë së tij dhe foli për kohën e tij me Napolin, dhe për gjendjen aktuale në Serie A, gjatë një interviste për Radio Rai.

Ai tha se situata në Serie A është e barazpeshuar dhe pret që Juventus të kthehet shpejtë në garë për titull.

“Unë shoh një Serie A shumë të barabartë. Juventusi ka disa probleme dhe ka humbur sigurinë, por jam i sigurt se ata do të kthehen dhe do të jenë ndër kandidatët për titull në fund“, tha fillimisht ai.

Ancelotti foli edhe për lojtarin e Real Madrid i cili është i huazuar te Milan dhe tha se Diaz është i rëndësishëm për “Los Blancos”.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe ne jemi të lumtur që ai po luan mirë.Shpresoj që rikthimi i tij në Madrid të mos ndikojë keq te Milan“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/