Një gjyqtar spanjoll pranoi dokumentacionin e dorëzuar nga trajneri Carlo Ancelotti që vërtetonte se në vitin 2015 italiani paguante taksa në Mbretërinë e Bashkuar.
Ancelotti banonte atje më shumë se në kryeqytetin e Spanjës, dhe tashmë akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë, raporton gazeta As, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Real Madridit do të gjykohej për dështimin në deklarimin e të ardhurave nga të drejtat e imazhit në 2014 dhe 2015. Ancelotti pranoi të paguante një gjobë për vitin fiskal 2014 në të cilin ai pretendonte se ishte “keq këshilluar”, por nuk pranoi ta bënte ashtu si për vitin 2015, pasi ka jetuar në MB më gjatë se në Spanjë.
/GazetaBlic Sport/


