Sporti

Ancelotti, “presion” arbitrave: I njoh mirë, e di edhe si vërshëllejnë!

03/05/2023 08:59
nga:E K

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli për arbitrat dhe statistikat e tyre.

Në fjalën e tij trajneri i “Los Bancos” theksoi se i njeh mirë secilin prej tyre, ndërsa shtoi se e di se edhe kur apo për çfarë fërshëllejnë.

“Nuk kam pasur kurrë nevojë për ata. Unë i njoh arbitrat dhe nuk kam nevojë për ndihmë në këtë drejtim. Ka shumë informacione për të ditur se kush fërshëllen dhe si”- tha Ancelotti.