Sporti

Ancelotti po mendon ta udhëheq Realin edhe një vit

12/28/2023 13:56
nga:Mergim Rreci

Trajneri aktual i Realit, Carlo Ancelotti, duket se nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient.

Gazeta e njohur spanjolle “AS”, raporton se strategu italian do të drejtojë “Los Blancos” edhe për një vit tjetër, deri në qershor të vitit 2025.

Kështu do të binte mundësia që ai të jetë selektor i ardhshëm i Brazilit.

Thuajse gjatë krejt vitit, u raportua se “Don Carlo”, me nofkën siç njihet ai, ka arritur marrëveshje me “Selecao”.

Por, duket se 64-vjeçari ka ndërruar mendje dhe se do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Real Madrid aktualisht prin në La Liga. “Mbretërit” pas 18 xhirosh i kanë 45 pikë.

Nëse gjërat nuk ashtu edhe siç janë planifikuar, italiani mund të zëvendësohet me Xabi Alonson, i cili po bën punë të jashtëzakonshme në Gjermani me Bayer Leverkusenin.