Sporti

Ancelotti po e teston Carvajalin si qendërmbrojtës

09/16/2024 14:41
nga:E K

Eder Militao me shumë gjasë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Champions League ndaj Shtutgart.

Në seancën e fundit stërvitore para duelit, trajneri italian testoi kapitenin e dytë të skuadrës, Carvajali në qendër të mbrojtjes së bashku me Rüdiger.

Mesfusha do të formohej nga Tchouaméni, Valverde dhe Bellinghamit.

Provat e para me Carvajalin në qendër të mbrojtjes janë bërë sot dhe mbetet të shihet nëse Ancelotti është bindur me aftësitë e tij.