Sporti

Ancelotti për Hazard: Asnjëherë në karrierën time si trajner nuk kam detyruar një lojtar të qëndrojë

10/31/2021 08:50
nga:E K

Skuadra e Real Madrid ka triumfuar dje me rezultat 1 me 2 Elches.

Vinicius Junior ishte figura kryesore e këtij takimi, duke shënuar dy golat e madrilienëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Milla shënoi golin e nderit për skuadrën vendase të Elches. Real Madrid tashmë është përsëri në vendin e parë, me pikë të njëjta me skuadrën e Real Sociedad, gjithsej 24.

Pas duelit u deklarua trajneri i Realit, Carlo Ancelotti i cili foli për situatën e Eden Hazard.

“Asnjëherë në karrierën time si trajner nuk kam detyruar një lojtar të qëndrojë kur ata duan të largohen,” tha Ancelotti të premten. “Sipas mendimit tim personal, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.