Sporti

Ancelotti për Guardiolan: “E respektoj shumë, ai është një nga më të mirët nëse jo më i miri”

02/11/2025 08:21
nga:Lorik J

Carlo Ancelotti ka lavdëruar Pep Guardiolën para takimit të tyre në Champions League.

Trajneri i Real Madrid theksoi njohuritë taktike të Guardiolës dhe ndikimin e tij në futbollin modern.

“Është gjithmonë një makth kur luan kundër skuadrave të Pep Guardiolës”, tha Ancelotti.

Ai pranoi se përballja me Manchester Cityn është gjithmonë një sfidë e vështirë.

Ancelotti foli edhe për ndikimin e Guardiolës në futboll. “Pep është përpjekur gjithmonë të përdorë taktika dhe inovacione të reja në futboll”, tha ai.

Menaxheri italian e bëri të qartë se sa e admiron homologun e tij. “E respektoj shumë, ai është një nga më të mirët nëse jo më i miri”.

/GazetaBlic Sport