Sporti

Ancelotti parashikon favoritët e Serie A dhe Kupës së Botës

08/13/2022 20:35
nga:E K

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se Juventusi, Interi dhe Milani do të luftojnë për Scudetton në SeriA, ndërsa në Kupën e Botës “Katar 2022” do të luftojnë Brazili dhe Franca.

Ancelotti ka konfirmuar pensionimin nga futbolli, por nuk ka ngurruar të flas edhe për sezonin e ri 2022/23 në Serie A, duke bërë parashikimet e tij për titullin.

“Unë shoh tre të zakonshmet si favoritë, ndoshta me një bilanc të ndryshëm. Milani ka nënshkruar me një talent interesant si De Ketelaere, duke ndjekur planet e Maldinit”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Interi ka një motor të fortë dhe Romelu Lukaku është kthyer. Juventusi është ende duke punuar në treg, por Di Maria është një biznes i zgjuar. Ai është një kampion në formë, me cilësi dhe përvojë”.

Trajneri italian i Real Madridit foli edhe për favoritët e Kupës së Botës së këtij viti në Katar.

“Mendoj se Brazili dhe Franca janë kombëtaret më të mira, të pasuara nga Argjentina”.

“Ekipi i Scalonit është gjithmonë në krye dhe ata ende kanë Leo Messin. Shtoj Anglinë dhe Gjermaninë, dy vende që kanë nisur një proces rinovimi”, përfundoi italiani.