Sporti

Ancelotti para finales në SuperKupë me Barçën: Ndeshje që e shijon e gjithë bota!

01/13/2024 16:43
nga:E K

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen të dielën në finalen e SuperKupës së Spanjës. Në konferencën për shtyp, trajneri Carlo Ancelotti theksoi se skuadra është e qetë dhe gati për trofeun e parë të këtij sezoni, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një ndeshje që e shijon dhe e pret me padurim e gjithë bota.

“Skuadra është e mirë dhe shumë pozitive para kësaj ndeshje, energjitë janë të rikuperuara. Jemi gati për finalen, bëhet fjalë për titullin e parë të sezonit dhe kjo është një ndeshje që e shijon e gjithë bota.

A do të jenë vendimtare zëvendësimet? Në një ndeshje si e ajo ndaj Barcelonës nuk mund të mendoj se kush do të jenë lojtarët që do t’i aktivizoj nga stoli përgjatë ndeshjes, sepse bëhet fjalë për një takim shumë dinamik dhe gjithçka ndryshon nga minuta në minutë. Unë i besoj shumë të gjithë lojtarëve që kam në stol, e di që janë të përgatitur. Kështu të gjithë lojtarë që bëjnë pjesë te Real Madrid.

SuperKupa është një titull i rëndësishëm për imazhin e klubit, në El Clasico nuk ka favorit. Edhe pse në këtë moment, Reali mund të jetë disi më mirë. E respektojmë Barcelonën, na mundi në vitin e kaluar. Xavi po bën një punë të shkëlqyer edhe pse nuk ka eksperiencën time sepse ai është ende shumë i ri. Ka një rritje të vazhdueshme dhe e ndihmon sigurisht eksperienca si një ish-mesfushor. E ndihmon vizioni që ka për futbollin”, u shpreh Ancelotti.