Sporti

Ancelotti: Nuk na lejohen gabimet

03/04/2023 15:47
nga:E K

Real Madrid dëshiron të lërë pas krahëve humbjen ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit. “Los Blancos” rikthehen të dielën në fushë, këtë herë për llogari të La Liga-s.

Kampionët e Spanjës presin Real Betis në transfertë, përballje që do të transmetohet në SuperSport. Barcelona është shtatë pikë larg dhe fitorja është alternativa e vetme ndaj andaluzianëve.

Trajneri, Carlo Ancelotti vlerëson ekipin kundërshtar dhe i bën thirrje djemve të tij të mos bëjnë asnjë gabim. “Unë e shoh mirë skuadrën. Jemi në formë, lojtarët po rikuperojnë energjitë e tyre.

Real Betis? Skuadër e madhe, ata luajnë një futboll tërheqës. Luajnë realisht një futboll të bukur. Do të japim gjithçka për ta fituar këtë sfidë, por nuk duhet të bëjmë gabime”, u shpreh trajneri italian.