Sporti

Ancelotti: Nuk mund ta lë Modricin në stol për 4-5 ndeshje radhazi

09/20/2023 23:08
nga:Lorik J

Real Madrid mori fitoren hapëse në sezonin e ri të Champions League.

Në xhiron e parë të Grupit C, Reali mundi 1:0 Union Berlin në Santiago Bernabeu. Heroi i fitores së Realit ishte Jude Bellingham, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 94-të dhe ishte goli i gjashtë i tij këtë sezon.

Luka Modric startoi për herë të dytë këtë sezon për Realin nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 80-të, por kapiteni kroat ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ancelotti e lavdëroi kroatin pas ndeshjes dhe tha se nuk mund ta lë në bankinë.

“Luka Modric dhe Toni Kroos? Kemi shumë mesfushorë elitarë. Secili prej tyre mund të luajë. As Luka dhe as Toni nuk mund të lihen në stol për 4-5 ndeshje radhazi. Ata e dinë se mund të ndihmojnë të paktën në pjesën e dytë. ”

/GazetaBlic Sport