Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është pronocuar para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Përveç këtij takimi, ai e ka konfirmuar se nuk ka kërkuar largimin nga klubi në fund të edicionit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ndihem i dashur nga të gjithë këtu te Real Madrid. Klubi, tifozët, edhe nga media. Ndonjëherë njerëzit ekzagjerojnë, por ndjenja ime është e qartë, ndihem i dashuruar”.
Absolutisht nuk kam vendosur të largohem nga Real Madrid… Shpresoj të qëndroj edhe për katër vite të tjera, njësoj si Florentino Perez”.
“Kjo do të ishte perfekte për të bërë një lamtumirë të madhe BASHKË në vitin 2029!”, deklaroi Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/