Kylian Mbappe e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Real Madrid , duke shënuar gol në fitoren ndaj Atalantës (2-0) në finalen e Superkupës së Europës , por pas dy ndeshjeve në La Liga, përforcimi veror nuk ka realizuar ende gol, ndryshe nga Endrick , i cili e arriti atë me shumë më pak minuta në fushë.
Megjithatë, Carlo Ancelotti nuk është i shqetësuar për këtë aspekt, duke lavdëruar francezin dhe duke kujtuar se ai tashmë ka shënuar debutimin e tij: “Me Mbappe, Vinícius dhe pikat tona të forta… gola nuk do të jetë kurrë problem. Tashmë janë gjashtë dhe skuadra ende nuk është në maksimumin e saj. Mbappé ka një qëndrim fantastik dhe është shumë modest. Ai po përmirësohet dita-ditës dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Mendoj se hera e fundit që ai shënoi ishte më 14 gusht, ishte vetëm dy javë më parë, nuk jemi të shqetësuar, as ai”, tha ai në një konferencë për shtyp.
/GazetaBlic Sport/


