Sporti

Ancelotti: Nuk bëra shumë eksperimente

10/16/2022 19:31
nga:E K

Real Madrid arriti fitore të madhe përballë rivalit historik, Barcelonës.

“Los Blancos” mposhtën në shtëpi Barcën me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Benzema, Valverde dhe Rodrygo ishin realizatorët që i dhanë 3 pikët skuadrës nga Madridi, kurse për Barcelonën realizoi, Ferran Torres.

Pas ndeshjes trajneri i Realit u prononcua për media.

“Sigurisht, mendova për përballjen e fundit dhe provova të mos bëja shumë eksperimente”, tha ai.

“E përdora Militao për presing në Lewandowski. Më duket se funksionoi. Po, 5 zëvendësime ndihmojnë, por s’mund t’i bëja të gjitha”, shtoi ai.