Sporti

Ancelotti: Një fitore spektakolare, çfarë paraqitje në 30 minutat e fundit!

03/09/2022 23:24
nga:L J

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme ndaj PSG’së.

Skuadra e Real Madridit arriti një fitore të madhe ndaj PSG’së, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke përmbysur parisienët, për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht shënoi Mbappe në pjesën e parë, por në të dytën, Karim Benzema realizoi hat-trick, për të çuar tutje skuadrën e tij në fazën tjetër të kompeticionit më të madh të futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne kemi fituar pas një loje shumë të vështirë, shumë të komplikuar, edhe më shumë pas golit të Mbappe. Jemi përpjekur të ushtrojmë presion, tifozët pritën dhe ne kemi filluar të krijojmë më shumë dhe më shumë. Jemi shumë të lumtur”, tha Ancelotti për Marca.

“Ne e nisëm mirë me energji, pastaj filluan të na vështirësojnë duke bërë presion. Vuajtëm por ishte normale. Rrezikuam pak, qëndruam një për një me Mbappe dhe kjo e bën jetën të vështirë për ju”.

“Goli ka ndryshuar atmosferën, gjysmë ora e fundit ka qenë spektakolare”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport