Ederson, portieri i Man. City foli në lidhje me Ancelottin, pasi lajmet për kalimin e tij tek Brazili po shtohen. Portieri gjithashtu paralajmëroi se nuk ka asnjë shans që Pep Guardiola të marrë drejtimin.
“Po flisja me Casemiro, Vinícius dhe Militão për mundësinë e ardhjes së Carlo Ancelotti. Ajo që më thanë për të është se ai është një trajner i jashtëzakonshëm, që e pëlqejnë të gjithë në grup dhe është një person që ka pasur një karrierë shumë të suksesshme. Vetëm shikoni rezymenë e tij. Do të shohim në të ardhmen e afërt nëse ai do të jetë këtu apo jo”.
Reprezentuesi brazilian e pyeti edhe Pep Guardiolën për mundësinë e drejtimit të Brazilit: “Madje kam komentuar me shaka me të. Por ai më shpjegoi se nuk ka një mundësi të tillë sepse ai ka një kontratë me Manchester Cityn dhe së fundmi kishte rinovuar për dy sezone. Ai madje tha se nuk kishte asnjë shans. Shpresoj që trajneri i ri të zbulohet së shpejti, sepse ka shumë spekulime dhe këtë ankth po e përjetojmë edhe ne”.
/GazetaBlic Sport


