Sporti

Ancelotti: ‘Mund të ketë rënë pak nga forma, por Vincius do të ketë një sezon të mirë’

12/01/2025 12:39
nga:Lorik J

Kur u pyet për Vinicius Jr, ish-lojtarin e tij te Real Madridi, Carlo Ancelotti shprehu besim se forma e fundit e brazilianit është thjesht një fazë kalimtare nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Trajneri italian pret që sulmuesi të shfaqet në mënyrë të spikatur në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

“Mendoj se ky është një moment, një periudhë në jetën e tij profesionale”, tha fillimisht Ancelotti.

“Mund të duket që ai ka rënë pak. Por, me siguri, Vinicius do të ketë një sezon të mirë, si sezonet e kaluara, një sezon shumë të rëndësishëm te Real Madridi. Ai do të mbërrijë shumë mirë për Kupën e Botës.

“Vinicius do të shkojë në Kupën e Botës,” konfirmoi Ancelotti.

/GazetaBlic Sport