Real Madridi bëri një gabim të madh në luftën për titull pa Luka Modric në skuadër në Bernabeu të dielën.
Kundër Cadiz, Real Madridi barazoi pa gola 0-0, përcjell GazetaBlic Sport.
Modric fillimisht ishte pozitiv me koronavirus javën e kaluar dhe më pas negativ të premten. Për shkak të lodhjes dhe temperaturës, ai humbi ndeshjen kundër Cadiz.
“A na ka munguar Modric? Luka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai luan në mënyrë fantastike. Ai pati probleme këtë javë… Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe ne të gjithë duhet ta luftojmë këtë virus,” tha Carlo Ancelotti.
Mediat spanjolle raportojnë se Modric nuk do të jetë në skuadrën që do të luajë kundër Athletic Bilbaos të mërkurën mbrëma.
“Luka nuk do të luajë nesër. Nuk ka rëndësi nëse është pozitiv apo negativ, nuk ndihet mirë. Shpresoj se gjithçka do të jetë mirë kur të kthehemi pas pushimeve,” tha Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/


