Sporti

Ancelotti: Modric ka një kontratë të përjetshme me Real Madridin

01/11/2022 19:29
nga:Lorik J

Luka Modricende nuk ka rënë dakord akoma për vazhdimin e kontratës me Real Madridin, por trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti ka dhënë një kompliment të madh për statusin e mesfushorit kroat.

Kapiteni i kombëtares kroate ka zgjatur kontratën edhe për një vit para disa muajsh dhe më pas ka pranuar të ardhura 10 për qind më të ulëta, ka bërë të ditur AS.

Modric festoi ditëlindjen e tij të 36-të në shtator, dhe kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit, që do të thotë se ai tashmë mund të negociojë me klube të tjera.

Por siç qëndrojnë gjërat, ai me siguri do të qëndrojë në Real. Fjalët e Ancelottit vetëm sa konfirmojnë pretendimet e gazetës spanjolle.

“Luka Modric nuk ka nënshkruar ende një rinovim, por ai praktikisht ka një kontratë të përjetshme me Real Madridin”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport